
BENDI, me mbi 30 vite eksperiencë në fushën e hidrosanitareve, ka arritur të pozicionohet si një ndër kompanitë lider dhe më të besuara në tregun shqiptar.
Prej shumë vitesh tashmë, BENDI mban me krenari pozicionin si prodhuesi i vetëm ne Shqipëri i vaskave me hidromasazh, pllakave të dushit Akrilik, si dhe pllakave të marmorezinës.
Si distributor ekskluziv i disa prej brandeve më të njohura në Europë, duke veçuar CERASTYLE, PENTAGONO, DEMIRDOKUM, ZENITH etj BENDI ofron shumllojshmëri produktesh hidrosanitare, duke lehtësuar zgjedhjen e cdo klienti.
Së fundmi edhe si përfaqësues zyrtar i brandit prestigjoz MIDEA lighting, Bendi zgjeron më tej gamën e produkteve që ofron, duke prezantuar linjen e ndricimit industrial.
Për t’i ardhur edhe më pranë ideve tuaja, me një ekip profesional dhe të dedikuar, BENDI ofron mundësin e personalizimit të produkteve, për të krijuar ambjente sa më të vecanta.
Me një përvojë të konsoliduar, Bendi synon të sjellë në treg produkte cilësore me çmime konkurruese, duke ndërtuar marrdhënie të qëndrueshme me klientët e saj.
BENDI, ME BINDI
Misioni
Misioni i kompanisë BENDI është të ofrojë shërbim të përkushtuar dhe produkte me cilësi të lartë, duke plotësuar në mënyrën më të mirë nevojat dhe kërkesat e klientëve. BENDI synon të sjell një gamë të gjerë produktesh, si nga prodhimi vendas, ashtu edhe nga vendet europiane, duke garantuar standarde, besueshmëri dhe zgjedhje të përshtatshme për çdo klient.
Vizioni
Ku operojmë?
Bazuar në qëllimin kryesor për të sjell në tregun vendas dhe për të eksportuar jashtë vendit tonë të gjitha llojet e produkteve hidrosanitare, kompania jonë është ndër kompanitë e para që eksporton këtë kategori produktesh në dhe nga shtete të ndryshme të botës.
Shtetet që ne operojmë vazhdojnë si më poshtë:
- Kosovë
- Mali i Zi
- Serbi
- Itali
- Turqi
- Bosnje
- Maqedoni

